Itali: Ndryshoi mbiemrin për t'iu shmangur arrestimit, shqiptari kapet pas 5 vitesh për trafik droge
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2020, 19:30
Një 44-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane.
I kërkuar që nga viti 2015, ai ndryshoi mbiemrin e tij për të mos u gjetur, duke përfituar nga një mundësi që e japin institucionet në Shqipëri, ku mund të marrësh mbiemrin nga i babait, atë të nënës.
Bashkim Cenkollari, me mbiemrin më parë Dervishi, ishte dënuarme dy vjet burgim për drogë në 2011 dhe më pas ishte përfshirë në një tjetër hetim të trafikut të lëndëve narkotike, së bashku me katër persona të tjerë, thuhet në hetimin e koordinuar nga prokurori Valentina Salvi, shkruajnë mediat italiane.
Mirëpo, dredhia e tij nuk funksionoi. Kohët e fundit policia e zbuloi atë në Bari dhe kështu ai u njoftua për masën parandaluese të ndalimit për të qëndruar në Reggio.