Shkarkohet nga detyra prokurori i Fierit, Fatmir Lushi
Shkarkohet nga detyra prokurori i Prokurorisësë Rrethit Gjyqësor Fier, Fatmir Lushi.
KPK e shkarkoi nda detyra Lushin pak muajmë parë, ndërkohë ditën e sotme, KPA-ja ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm tëApelimit për vendimin ndaj Lushit ka qenë i përbërë nga Natasha Mulajkryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetzanëtarë.
"Nëpërfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66,pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëvedhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lëniennë fuqi të vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur tëKualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi. Ky vendimështë përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm."- thuhet në njoftim.
Shkarkimi i Lushit erdhi pasi KPK, konstatoi probleme me pastërtinëe figurës dhe pasurinë e prokurorit gjatë hetimit administrativ.
Fatmir Lushi ka kryer shkollën e Magjistraturës përgjatë viteve2006-2009.
Në vitin 2009, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë sëShkodrës, ndërsa në vitin 2014 është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit.
Në janar të vitit 2017, Lushi u komandua drejtues i Prokurorisësë Fierit, detyrë të cilën e kryente deri para shkarkimit.