Vaksina për COVID-19, dhurata e veçantë e Bashkimit Europian për Shqipërinë
Nga 400 milionëvaksinat që Komisioni Europian do të blejë për të përballuar koronavirusin, dotë përfitojë edhe Shqipëria. KE ka parashikuar që të dhurohen vaksina për tëgjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilësuara si vende me të ardhura tëulëta dhe të mesme. Ndërkaq, BE akordoi për Shqipërinë ndihmën e radhës për tëpërballuar situatën e pandemisë.
Shqipëria do të përfitojë vaksina falas kundër koronavirusitnga Bashkimi Europian, në momentin që do të hidhen në treg.
Së fundmi, Komisioni Europian ka bërë me dije se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko-suedeze "AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjtha vendet anëtare të BE-së.
Shpërndarja e këtyre vaksinave do të bëhet për vendet me tëardhura të ulëta dhe të mesme.
Veç Shqipërisë, do të përfitojnë edhe vendet e BallkanitPerëndimor.
Por, përtej këtij fakti, apeli i institucioneve shëndetësorebotërore, shkon për popullatën që të ketë kujdes pasi deri në daljen e vaksinësvirusi nuk do të jetë zhdukur.
Ndërkohë, Shqipëria mori ndihmën e radhës nga BashkimiEuropian për fuqizimine kapaciteteve të terapive intensive në spitalet Covid.
Ministrja,OgertaManastirliu, tha se për muajt e vjeshtës është hartuar plani për dyfishimin eshtretërve, krahas katër spitaleve Covid dhe atyre rajonale.
Prej javësh kurba e të prekurve dhe viktimave në vend mbetete njëjtë, ku problematike shfaqet situata në dy spitalet Covid.