Priten rritje të të infektuarve në vjeshtë - dimër, spitalet COVID dyfishojnë kapacitetet e shtretërve
Ministria e Shëndetësisë do të dyfishojë kapacitetet eshtretëve në 4 strukturat COVID por edhe në spitalet rajonale.
Kjo është strategjia e përballimit të epidemisë gjatëperiudhës vjeshtë-dimër.
Ogerta Manastirliu: “Me strategjinë e përballimit të epidemisë gjatë periudhës vjeshtë-dimër , fuqizojmë strukturat spitalore, jo vetëm për 4 strukturat COVID që kanë një kapacitet rreth 500 shtretërish të dedikuar por edhe në vijim të të gjithë projeksioneve që ekspertët tanë na kanë vënë në dispozicion për t’iu përgjigjur edhe flukseve në rritje, do të dyfishojmë kapacitetet me shtretër, duke përfshirë edhe spitalet rajonale”.
Deklarata u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të 20 respiratorëve të rinj nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca informon zyra e shtypit e kësaj ministrie. Gjithashtu u mësua se po investohet edhe në spitalet rajonale dhe në fuqizimin e flotës së Urgjencës Kombëtare, të cilës do t’i shtohen 36 autoambulanca të reja.
Po kështu ministrja tha se shumë shpejt qeveria do të informojë për rritjen e pagave për të cilën tha se është "sinjifikative" por pa folur në shifra.
Amasadori Soreca është shprehur se BE do të vijojëmbështetjen për Shqipërinë me qëllim përballimin e situatës së vështirë tëshkaktuar nga pandemia e COVID19.
“Kjo është hera e 5-të që asiston BE për të ndihmuar Shqipërinë në kuadër të pandemisë. E kemi përshtatur edhe programin tonë në vazhdimësi duke bërë të mundur edhe 10 milion euro të cilat do të vihen në dispozicion të Shqipërisë për të ndihmuar të gjitha ato aspekte që janë më të rëndësishme në luftën kundër Covid19”, tha ambasadori Soreca.
Lexoni këtu/ OBSH,thirrje urgjente globale: Përgatituni për pandeminë e radhës