Koronavirus: Listës të simptomave nga Covid-19 te fëmijët i shtohen të vjellat dhe diarreja

Diarreja, të vjellat dhe ngërçet e barkut  te fëmijët mund të jenë një nga shenjat ekoronavirusit, thonë studiuesit britanikë pas një studimi të hollësishëm që kanëbërë.

Ekipi i Queen's University në Belfast dolën në përfundiminse këto simptoma ja vlen të shikohen dhe t'i kushtohet një vëmendje nga ekipetmjekësore.

Aktualisht ajo çfarë dimë për koronavirusin janë ethet, kollë,humbja e nuhatjes dhe shijes.

Kushdo që ka këto simptoma duhet të izolohet dhe të testohetpër virusin.

Qendra e SH.B.A.-së për Kontrollin e Sëmundjeve tashmë listondhe të përzierat ose të vjellat, diarren midis simptomave të mundshme tëCovid-19.

Në studim u përfshinë 1000 fëmijë ku nga analizat e bërarezultuan se 68 nga 992 fëmijë kishin antitrupa ndaj virusit, duke sugjeruar seata kanë qenë të infektuar me Covid-19.

Gjysma e atyre që rezultuan pozitivisht raportuan se kishinsimptoma.

Ethet ishin më të zakonshmet dhe më prezentë për 21 fëmijë të cilët ishin të infektuar  me covid.

Simptomat gastrointestinale,  të tilla si diarreja, të vjella dhe ngërçet ebarkut ,  u raportuan nga 13 fëmijë qërezultuan pozitiv.