Dëshironi që pandemia të përfundojë? Mbani maskë dhe mos flisni me zë të lartë

Një ndër çështjet më të rëndësishme këtëperiudhe pandemie, lidhet me mbajtjen e maskës, për sa kohë ajo ka rëndësi nëuljen e rasteve me koronavirus dhe deri në përfundimin e pandemisë.  

Profesori në Universitetin e Kolorados nëBoulder, Jimenez, i cili studion transmetimin e sëmundjes, tha për "The Atlantic"se të gjithë mund të ndihmojmë në reduktimin e infektimit duke ndaluar sëfoluri me zë të lartë gjatë kohës kur mbajmë maskë.

"Çdo rrugë e transmetimit viral do të ulej nëse do të flisnim më pak, ose do të flisnim më pak me zë të lartë, në hapësira publike. Ky është vetëm një fakt shumë i qartë. Nuk është i diskutueshëm", u shpreh Jimenez

Të folurit me zë të lartë, ka më shumëpotencial për të përhapur spërklat.