Helmi i bletës mund të shërojë kancerin e gjirit
Përbërjet e gjetura brenda helmit të bletës mund tëndihmojnë në trajtimin e formave agresive të kancerit të gjirit pa vënë nërrezik qelizat e shëndetshme, zbuloi një studim klinik.
Ekspertët nga Universiteti i Australisë Perëndimore përdorënhelm nga 312 bletë të gjetura në Perth, Australi Perëndimore, Irlandë dhe Anglisi pjesë e hulumtimit.
Ekipi testoi efektet e helmit në lloje të ndryshme tëkancerit të gjirit që kanë trajtim të kufizuar.
Ata zbuluan se ai shkatërronte me shpejtësi tumoret dhe qelizat kancerogjene, shkruan Daily Mail.
Para këtij studimi askush nuk kishte krahasuar efektet e helmittë bletës ose një përbërës të helmit të quajtur melittin në llojet e qelizavekanceroze dhe normale.
Studiuesit ishin në gjendje të nxjerrin melittin nga helmi, ta rikrijojnë atë dhe më pas ta përdorin atë për të vrarë deri në 100 përqind të qelizave kancerogjene pa pasur efekt në qelizat normale.
Ekipi Australian zbuloi se produkti sintetik pasqyronte shumicën e efekteve anti-kancer të helmit të bletës.