Britani, 5 % e pacientëve me COVID shfaqin simptoma për disa muaj

Shumica e personave të infektuar mekoronavirus e kalojnë sëmundjen për një kohë të shkurtër ose pa simptoma, pornjë minorancë pacientësh i vuajnë pasojat për muaj të tërë. Marrje fryme,lodhje ekstreme, dhimbje koke dhe turbullime mendore janë disa nga pasojat einfeksionit për ata.

Mijëra njerëz në botë vijojnë të raportojnënjë sërë simptomash të kovidit-19 disa muaj pas diagnostikimit fillestar.

Sëmundja i ka lënë me ankth të shtuar, medepresion dhe frikë më të madhe për jetën, përpos dobësive fizike.

49-vjeçarja Felisiti Kalard, profesorebritanike, është një prej këtyre personave.

Dikur e shëndetshme dhe aktive, ajo ukonfirmua si bartëse e koronavirusit në datën 19 mars.

"Disajavë isha shumë e sëmurë, me dhimbje të pabesueshme saqë nuk ngrihesha dot ngashtrati apo të zbrisja shkallët. U bëra mirë dhe thashë se e kalova por pastajgjithçka u përkeqësua edhe më shumë në muajin e dytë, me dhimbje të padurueshmebarku, kyçesh dhe dhimbje koke. Tani, pesë muaj më pas, ndihem fizikisht dhemendërisht e pafuqi."

Akademikja britanike shprehet e merakosur përdëmet afatgjatë që kovidi mund t'i ketë shkaktuar në zemër, në mushkëri apo nëtru, duke e mbajtur të izoluar në shtëpi.

Shkencëtarët britanikë tregojnë se 10 për qinde pacientëve me kovidin-19 shfaqin simptoma të rënda për shëndetin pas trejavësh, dhe 5 për qind e pacientëve, për disa muaj.

Psikologia Til Uajks e Institutit Londinez tëPsikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencë, mendon se pasiguria është veçoriakryesore që shton ankthin te personat e sëmurë.

"Duhettë dini se problemet e shëndetit mendor ndonjëherë kontribuojnë më shumë sesaproblemet fizike në progresin e sëmundjes, ose mes tyre ka një ndërlidhje. Disapersona raportojnë marrje fryme, të tjerë vështirësi me zemrën apo depresion, ekëto ndoshta sepse nuk i kanë menaxhuar dot simptomat, edhe sepse nuk kanëpasur përkrahjen e duhur sociale."

Në gjithë botën numri i viktimave ngainfeksioni i kovidit-19 ka kaluar shifrën 860 mijë ndërsa 26 milionë ka shkuarnumri i personave të infektuar anembanë globit.

Më shumë se gjysma e rasteve raportohen vetëmnë tri vende, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Brazil dhe Indi, teksaSpanja mbetet shteti më i prekur në Europë.