OBSH: Rriten me 10% rastet me Covid-19 në Evropë, pjesa më e madhe janë të rinj
OrganizataBotërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se në Evropë ka pasur një rritje tëkonsiderueshme të rasteve me COVID-19 dy javët e fundit.
Në 32nga 55 zonat dhe territoret në rajone, ka pasur një rritje mbi 10 për qind.
Dukefolur me gazetarët në një videokonferencë për shtyp nga Kopenhaga, shefi iOBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha se pjesa më e madhe e kësaj rritjejeka qenë mes të rinjve.
Dr.Kluge tha se megjithëse të rinjtë janë më të shëndetshëm dhe virusi mund të mosjetë aq i rëndë apo kërcënues për jetën e tyre, ndërsa moti bëhet më i ftohtë,ata ka gjasa të rrinë më shumë në ambjente të mbyllura, ku mundësia është më emadhe që të bien në kontakt me të moshuar dhe njerëz të tjerë me shëndet tëdobët. Ai tha se kjo mund të shkaktojë një rritje të shtrimeve në spital dhevdekjesh.
Por,ai la gjithashtu të kuptohet se autoritetet e shëndetësisë dhe zyrtarë tëtjerë, janë më të përgatitur se sa ishin në shkurt kur kontinenti ishte në pragtë një rritjeje masive të rasteve.
“Ne e dimë se çfarë duhet bërë”, tha zoti Kluge.
Ai u bëri thirrje qeverive rajonale që të komunikojnë për rreziqet, të shtojnë testimet dhe gjurmimin e kontakteve dhe që njerëzit të ndjekin masat standarde të shëndetit publik./VOA/