Studim: Fëmijët bartës të virusit, Covid-19 qëndron në hundën e tyre për tre javë

Sipas një studimi të ri të bërë nga Koreja e Jugut u nxorrënpërfundimet se fëmijët mund të mbajnë koronavirusin në hundën e tyre deri nëtre javë.

Studimi u bazua në 91 fëmijë dhe në përfundim u zbulua seedhe në mesin e atyre  të cilët nuk kanësimptoma, virusi mund të gjendej në shtupat e tyre të hundës.

Fakti që ata kishin virusin e zbulueshëm në hundën e tyre,shkencëtarët thanë se ata ishin të aftë ta kalonin atë.

Për shkak të mënyrës se si Koreja e e Jugut testoi, gjurmoidhe izoloi rastet, madje edhe ato pa simptoma,  shkencëtarët e patën më të lehtë të zhvillojnëstudimet.

Prandaj studimi ishte në gjendje të  jepte informacione të reja në lidhje me fëmijëtsi bartës të virusit dhe aftësinë e tyre për ta përhapur.

Megjithatë ky studim le ende një pjesë të enigmës të paplostësuar.Vetëm se virusi gjendet në hundën e një fëmije nuk vërteton përfundimisht seata po e transmetojnë atë me të njëjtën shpejtësi si të rriturit.

Dr Roberta DeBiasi, shefe e sektorit të sëmundjevepediatrike në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington DC, tha se do tëishte e palogjikshme të mendosh se fëmijët nuk kanë asnjë rol në transmetimduke qenë se ata mbajnë virusin.