Prodhimi i vaksinave kundër COVID-it drejt finalizimit
Një teknikë e re premtuese që sipas ekspertëve përshpejtonprocesin e zhvillimit po përdoret për prodhimin e dy vaksinave kundër COVID-19të cilat mund të jeni gati deri në nëntor. Këto vaksina do të jenë dhe testi iparë që do të përcaktojnë nëse vaksinat e bazuara në kodin gjenetik, në vend tëmikrobeve, mund të jenë të sigurta dhe efektive.
Një nga vaksinat po zhvillohet nga kompania amerikaneModerna. Tjetra do të jetë produkt i bashkëpunimit mes prodhuesit gjerman tëilaçeve “BioNTech” dhe kompanisë amerikane Pfizer. Të gjitha vaksinat emëparshme shkaktonin në sistemin imunitar versione të vdekura ose të dobësuaratë një mikrobe ose pjesë të tij.
Përbërësi aktiv në secilën prej vaksinave të reja është njëpjesë e kodit gjenetik quajtur mRNA. Ai udhëzon trupin të prodhojë një pjesë tëvogël të virusit duke mos shkaktuar sëmundje, por e bën më të lehtë përsistemin imunitar që të luftojë virusin e vërtetë.
Prodhimi i vaksinës në sasi e mjaftueshme deri në qindramiliona doza zakonisht kërkon sisteme të mëdha të specializuara të prodhimitbiologjik. Vaksinat e mRNA-së janë më të shpejta për t’u zhvilluar pjesërishtsepse ato nuk mbështeten tek këto sisteme komplekse.
Këto do të jenë vaksinat e para të bazuara tek kodi gjenetik të zhvilluara për t’u përdorur tek njerëzit. Aktualisht vaksina të tilla janë në treg për përdorim tek kafshët sikurse imunizimi kundër virusit të Nilit Perëndimor tek kuajt, melanomën tek qentë dhe një sëmundje virale tek salmoni./VOA/