Konsumimi i fruta-perimeve dhe drithërave parandalon diabetin e tipit II

Sipas dy studimeve të botuara në “BritishMedical Journal”, konsumimi i drithërave dhe fruta-perimeve ndihmon nëparandalimin e diabetit të tipit II.

"Studimi i Perspektivës Europiane përKancerin dhe Ushqyerjen (EPIC)", ishte studimi i parë në lidhje me ndikiminqë sjell konsumimi i frutave dhe perimeve, një studim që zgjati për një periudhë10-vjeçare vëzhgimi.

Rezultatet e këtij studimi treguan se personatqë ishin ushqyer me fruta dhe perime, kishin zvogëluar deri në 50 përqindrrezikun e diabetit.

“Diabetiështë më pak i zakonshëm midis personave me nivele më të larta të vitaminës Cdhe karroteinoideve në gjak, një shenjë e konsumit më të lartë të frutave dheperimeve”, u shprehën kështu Ju-Sheng Zheng dhe NitaForouhi, nga Shkolla e Mjekësisë Klinike në Universitetin e Kembrixhit.

Në studimin e dytë u përfshinë një popullsiprej 158, 259 femra dhe 36, 525 meshkuj të shëndetshëm, shëndeti i të cilëve u monitoruapër 24 vite. Nga ky studim u vërtetua se te pjesëmarrësit që konsumonin më shumëdrithëra, rreziku i diabetit u zvogëlua me 29 përqind.

Nga të dy studimet tregohet se rreziku i diabetit i tipit 2/ANSA është më i ulët tek personat që konsumojnë  më shumë fruta-perime dhe drithëra.