Paralajmërimi i ekspertit: Vendosja e maskave nga fëmijët në shkolla nuk ul rrezikun nga Covid-19
Një ndër çështjet më të rëndësishme këto ditë është dhefillimi i shkollave. Shtete të ndryshme kanë marrë masat e nevojshme përsigurinë e nxënësve dhe mënyrat se si do të zhvillohet mësimi.
Prof Calum Semple, specialisti për shëndetin e fëmijëve nëUniversitetin e Liverpool u shpreh përBBC se vendosja e maskave në fytyrë për fëmijët e vegjël do të ishtë një"ndihmë e vogël", larja e duarve dhe distancimi sociale janë gjëra mëtë rëndësishme dhe më efektive.
"Ne nuk mund të supozojmë vetëm se dikush që ka vendosur maskë në fytyrë do të heqë gjithë rrezikun"- tha ai.
Profesori shtoi se maskat në fytyrë nuk janë të domosdoshme për fëmijët e vegjël.
"Fëmijët sillen shumë herë më mirë në një klasë të mbikëqyryr nga një mësues sesa të rriturit kur janë në një pijetore me një gotë birrë para"- u shpreh Calum.
Maskat tashmë do të bëhen pjesë e veshjes së tyre dhe do tëjetë interesante duke parë se si fëmijët do i personalizojnë këto.