Studimi, trajtimi me steroide ul nivelin e vdekjeve të pacientëve me Covid-19
Sipas një studimi të bërë nëpërmjet disa analizave ditën e mërkurëshkencëtarët dolën në përfundimin se trajtimi i pacientëve me Covid-19 me ilaçekortikosterodide zvogëlon rrezikun e vdekjes me 20%.
Analiza e cila bashkoi të gjitha të dhënat nga provat eveçanta të hidrokortizonit, deksametazonit dhe metilprednisolonit , zbuloi sesteroidet përmirësojnë shkallën e mbijetesës së pacientëve të infektuar mekoronavirus të cilët janë të shtruar në kujdesin intesiv.
"Kjo është ekuivalente, rreth 68% të pacientëve mbijetojnë pas trajtimit me kortikosteroide, krahasuar me 60 % që mbijetojnë në mungesë të kortikosteroide"- thanë studiuesit nën jë deklaratë të dhënë.
Drejtuesja e kujdesit klinik të OBSH-së, Janet Diaz, tha seagjencia kishte azhurnuar këshillat e saj për të përfshirë një "rekomandimtë fortë" për përdorimin e steroideve në pacientë me COVID-19 të cilët janënë gjendje kritike për jetën.
"Provat tregojnë se nëse jepni kortikosteroide do të ketë 87 vdekje më pak për 1000 pacientë," - tha ajo një ngjarje të drejtpërdrejtë për mediat sociale të OBSH-së
Jonathan Sterne, një profesor i statistikave mjekësore dheepidemiologjisë në Universitetin Bristol të Britanisë i cili punoi për këtëstudim, tha se provat e kryera ngastudiuesit në Britani, Brazil, Kanada, Kinë, Francë, Spanjë dhe Shtetet eBashkuara dhanë një mesazh të qëndrueshëm duke thënë se këto ilaçe janë tëdobishme për pacientët e sëmurë rëndë, pavarësisht nga mosha, gjinia ose ngakohëzgjatja e koronavirusit në trupin e tyre.