Kikia: Suksesi i vetëm i këtij parlamenti është miratimi i ligjeve, të tjerat duhet të fshihen nga historia
Parlamenti shqiptar ngriti siparin përsesionin e ri këtë të hënë (7 shtator). Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nëfjalën hapëse të tij, e cilësoi sukses sesionin e kaluar duke përmendur dhedisa prej arritjeve.
Por për gazetarin Mentor Kikia, i vetmisukses i parlamentit është miratimi i ligjeve.
Në një intervistë për RTV Ora ai ështëshprehur me kritika ku përmendi largimin e deputetëve opozitarë dhe vendosjen nëkrye të atyre që ai i cilësoi me nivel të ulët intelektual.
Kikia:Duhet të kesh indikatorët për të matursuksesin. Unë do thoja se kjo legjislaturë është për tu harruar dhe për tufshirë nga historia duke mos fshirë çdo punë të mirë që mund të jetë bërë.Duhet për shkakun se ky është parlamenti që u braktis nga opozita me apo pa tëdrejtë, ky është parlamenti që ka në përbërje nivelin më të ulët intelektual tëanëtarëve të zëvendësuar si opozitë. Një pjesë e konsiderueshme e deputetëve ularguan pasi prekeshin nga ligji i dekriminalizimi ishin persona të implikuar nëkrime. Për ta konsideruar këtë të suksesshëm unë nuk do ta quaja përveçse rolitnë miratimin e ligjeve. Besoj që nuk ka patur ndonjë sukses pasi ka dritëhije tëshumta pasi ka dhënë votën për ligje që kanë rënë ndesh me shoqërinë. Në këtëkuadër unë i bashkohem asaj që thotë opozita për korruptimin e legjislativit siforma më e egër dhe e lartë e korruptimit të shtetit në një shoqëri. Mendoj sedata e zgjedhjeve duhet të vinte sa më parë për ta fshirë këtë parlament ngaekzistenca aktuale për ta lënë si një njollë të zezë në historinë eparlamentarizmit shqiptar.
Kikia u shpreh se dhe qytetarët tashmëjanë të lodhur dhe kërkojnë ndërrimin e qeverisë.
Ai thotë se shumica nuk kërkon thjeshtëndërrimin e partive politike por ndryshimin në organikë të parlamentit.
Kikia:Po të pyesim qytetarët shqiptarë jam ibindur që shumica prej tyre kërkojnë ndërrimin e qeverive dhe mendoj se kjo nukka të bëjë me ndërrimin e një force politike më shumë se sa me ndërrimin edeputetëve në atë parlament. Sigurisht ka dhe nga ata qytetarë që kërkojnë qëRama të marrë një mandat të tretë. Një mandat i tretë e superkonsumon një klasëpolitike në Shqipëri dhe mbi të gjitha nuk besoj që llogaritë dalin mirë për tëmandatuar për herë të tretë. Po të njëjtët qytetarë që kërkojnë largimin e kësajqeverie nuk shohin një grupim politik frymëzues me programe të qarta ekonomike përtë zëvendësuar qeverisjen. Jo thjesht ndërrimin e qeverisë së PS-së me PD-nëpasi në fund të fundit këto kanë qenë dy forcat kryesore ndër vite.
Teksa na ndajnë disa muaj nga zgjedhjetparlamentare, palët politike kanë ndezur motorët e fushatës ku PS ka zgjedhurdrejtuesit politikë nëpër qarqe ndërsa PD vijon me procesin e përzgjedhjes sëkandidatëve për deputetë.
Por për Mentor Kikia shtrimi në kohë tëgjatë i fushatës zgjedhore është një mbingarkesë për qytetarët duke theksuar këtudhe situatën që vendi po kalon me koronavirusin dhe impaktin që ka pasur ajo.
Kikia:Ne kemi zgjedhje çdo dy vite pasizgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore janë më vete. Mua më duket sikur jemigjithë kohës në zgjedhje. Sapo një qeveri merr pushteti merret gjithmonë mengritjen lartë të propagandës së tyre për të ngritur adrenalinën. Nuk ështënormale pasi zgjedhjet janë në prill dhe nisja e fushatës që në shtator ështëmbingarkesë për qytetarët pasi në njërin krah është pandmia, fillimi i shkollës,situata në spitale, rrogat puna. Njëra palë do fillojnë të propagandojësukseset ndërsa pala tjetër do të gjejë ato kanalet që nuk janë mbyllur.Shtrirja në kohë e fushatës është një ngarkesë aq e madhe, nuk do të duhej tëishte.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatitiEndi Mullaj