Gjuzi "kapet" me Ballën: O Taulant, ke memorie të shkurtër, e ke ballin afër qendrës së inteligjencës, Ruçi i heq fjalën: Boll!
Në seancën e parë të këtij sesioniparlamentar, deputeti Kujtim Gjuzi i ka kërkuar fjalën kryetarit Ruçi.
Gjuzi i përmendi Taulant Ballës numrin e votave në lidhje me ndryshimetkushtetuese, duke shkaktuar edhe replikë me Ballën, si dhe duke i thënë se e kamemorien e shkurtër se e ka ballin afër me qendrën e inteligjencës.
Kaq ka mjaftuar dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka hequr mikrofoninGjuzit.
Gjuzi: Këtu 2-3 kolegë parafolës normalisht kanëbashkuar votën me PS-në për ndryshimet kushtetuese dhe na bashkuan në një tufë.Jo! Taulant Balla, sekretari i përgjithshëm i PS-së, tha se janë 116 vota pro. Jo,Taulant, nuk di të bësh llogari; janë 106 vota pro dhe 10 kundër. Kjo duhet thënë.
(Ndërhynë Taulant Balla...)
Gjuzi: O Taulant, e ke memorien e shkurtër ti, se e ke ballin shumë afër qendrës së inteligjencës.
Ruçi: E mirë boll! Ti po flet për sesionin ekaluar.