Sesioni i ri parlamentar, Ruçi: Më 1 janar nis Kushtetuesja, Rama: Listat e hapura me barazi gjinore
Ditën e sotme (7 shtator), nisi sesioni i ri parlamentar.
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington, rifillimi i negociatave për detin me Greqinë, zgjedhjet dhe nisja e punës së Gjykatës Kushtetuese, ishin disa nga çështjet që u diskutuan.
Marrëveshja e arritur në Washington mes Kosovës dhe Serbisë nuk kishte se si t’i mungonte seancës së parë parlamentare që ngriti siparin këtë të hënë (7 shtator).
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo marrëveshje nuk ka asgjë të re përveç faktit se u nënshkrua me ndërmjetësimin e amerikanëve.
Gjithashtu ai tha se të gjitha pikat e dakordësuara duhet të ishin arritur prej kohësh dhe se e gjithë kjo kohë i ka shkaktuar veçse dëme Kosovës.
Rama: Ishte një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy shteteve. Ishte e rëndësishme që në funksion të këtij momenti u bë dhe njohja e Kosovës nga Izraeli por përtej faktit që kjo marrëveshje u bë në Shtëpinë e Bardhë nuk ka asgjë të re. Temat e kësaj marrëveshje janë të stërdiskutuara në çdo raund të procesit të Berlinit. E them këtë për të kuptuar se sa shumë kohë kemi humbur si shqiptarë në raport me çfarë sjell marrëveshja. Sjell një konfirmim të çka ka qenë aty për vite. Dhe refuzimi absurd për të ecur në atë drejtim ka sjellë vetëm humbje kohe. Nëse dikush do të ulej të kalkulonte dëmet, ato janë të pallogaritshme.
Kryeministri Edi Rama gjatë sesionit tëri parlamentar, foli edhe për rifillimin e negociatave për detin me Greqinë.Rama u shpreh se ata që e lëshuan detin, po e mbrojnë sot. Sipas tij, kreu iopozitës, atëherë Ministër i Jashtëm, e firmosi marrëveshjen në 2009, mebuzëqeshjen më të gjatë që kishte parë ndonjëherë.
Edi Rama: ”Negociatat bëhen nga persona të autotizuar, jo me biseda varkash. Nëse arrihej një konkluzion, paraqitet te autoritetet, nëse qeveria e firmos, ka një autoritet tjetër që e gjykon këtë marrëveshje, që është Presidenti i Republikës, i cili nuk e di sepse është futur në këtë mbrojtje të detit, kur e di shumë mirë që po nuk erdhi deti te ai, askush nuk ka çfarë i bën detit. Pastaj është Gjykata Kushtetuese dhe parlamenti i Shqipërisë. Ata që realisht e lëshuan detin, sot po e mbrojnë. Ilir Meta. Sali Berisha, Lulzim Basha, bëjnë marrëveshjen më të gabuar për Shqipërinë. E bënë në rrugë zyrtare, me firma e vula. E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë që kam parë ndpnjëherë, vetë Lulzim Basha kur ishte Ministër i Jashtëm.”
Kryeministri Rama kërkoi gjithashtupërfshirjen dhe të ndryshimin në ligjin mbi Presidentin e Republikës.
Edi Rama: ”Është koha që të shtyjmë përpara edhe draftin e ligjit për Presidentin e Republikës. Mendoj se ka ardhur koha që të ketë një ligj për Presidentin e Republikës.”
Ora 18:29 – Rama: Shpifja po bën “kërdinë”, të kalohet ligji sa më parë në Parlament
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar,kryeministri Rama ka shprehur dhe njëherë ambicien për miratimin e ligjit“antishpifje”.
Duke iu referuar raporteve të Komisionittë Venecias, ai thotë nga foltorja e Parlamentit se kjo është e domosdoshmesidomos për mediat online aty ku “shpifja” bën kërdinë.
Rama: ''Janë rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin për mediat, antishpifja. Nuk ndryshoj opinion që këtu shpifja duhet adresuar ligjërisht në lidhje me mediat online. Fatmirësisht kemi një raport mjaft ndihmues të Komisionit të Venecias dhe mbi atë raport duhet të punojmë bashkarisht që të dalim në konkluzionin e duhur dhe ta kalojmë atë ligj këtu në Parlament një orë e më parë pasi shpifja po bën kërdinë çdo ditë.''
Kryeministri Rama nga foltorja eParlamentit siguroi se zgjedhjet e 2021 do të jenë fokusi kryesor i këtijsesioni të ri parlamentar. Për hapjen 100 përqind të listave Rama tha se duhengjetur mekanizmat e duhur, por ai u shpreh se nuk do të realizohet pa garantuarmë parë barazimin gjinor.
Edi Rama: ”I vetmi problem për ne në lidhje me hapjen 100 përqind të listave është garantimi i barazimit gjinor. Nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm, nuk do hapim listat 100 përqind. Hapja pa barazi gjinore nuk çon vendin askund. Kjo nuk është një sfidë e re për ne. Jam i bindur që bashkarisht do të gjejmë një rrugë siç e gjetëm dhe përpara ndërprerjes që të gjitha palët të jenë të përfaqësuara. Ku çdo palë duhet të pranojë që çdo gjë që nuk mori vetë, e mori pala tjetër.”
Murrizi: Më 25 prill, shqiptarët do dinë të ndëshkojnë me votë mashtruesit në këtë sallë
Në sesionin e ri parlamentar, fjalën emori edhe deputeti Myslim Murrizi, i cili tha se më 25 prill, shqiptarët dodinë të ndëshkojnë me votë mashtruesit e 4 viteve në sallën e parlamentit.
Myslim Murrizi: ”Ajo që është e rëndësishme, është që shqiptarët më 25 prill, do dinë të ndëshkojnë me votë çdop mashtrues të këtyre 4 viteve në këtë sallë. Do dinë të besojnë me votë çdo të ri që nuk është sjellë keq me të.”
17:45 Stojku fton grupet opozitare të parlamentit dhe qeverinë për bashkëpunim kundër koronavirusit
Në fjalën e tij, deputeti i opozitësparlamentare, Edmond Stojku i fton grupet parlamentare dhe qeverinë për tëbashkëpunuar për të kaluar situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhekoronavirusi.
Edmond Stojku: ''Ndihem i nderuar që të mbajë një fjalë hapje në një sesion parlamentar, edhe pse i fundit. Paraqitja jonë publike në zbatimin e masave është pasqyra më e mirë përballë publikut shqiptar pasi më tepër se sa fjalët vlerëson veprat. Dua të falenderoj të gjithë mjekët. Në rastin e parë ku qeveria mori masat për të luftuar koronavirusin, unë i mbështeta edhe pse jam në opozitë. Vendimet tona ishin një nga më të mirat. Ne përfundimisht rrëzuam të gjitha fjalimet dashakeqës. Shqiptarët janë shtetformues, vendosën që të bëjnë politikë në institucion. Morëm përsipër detyrat e lëna në rrugë.
Nuk bëmë politikë në rrugë. Të jeni të sigurt që ky parlament nga ardhja jonë këtu ka marrë një kornizë serioze. Të paktën për herë të parë Parlamenti shqiptar në 30 vitet e fundit kemi dëgjuar diskutime dhe dialogje. Në fund fare kemi ardhur për të biseduar dhe për të qëndruar të dobishëm. Ftoj të gjitha grupet parlamentare dhe qeverinë për të bashkëpunuar për të kaluar dy situatat që po përballemi siç janë tërmeti dhe koronavirusi me këtë të fundit që ishte e shumtë për popullin tonë. Për tjua bërë më të lehtë, ne jemi këtu (Parlament).''
Ora 17: 25 – Musai: Votojmë marrëveshjen e dakordësuar me ndërkombëtarët dhe që lexon drejtë votën e shqiptarëve
Deputeti i opozitës parlamentare NimetMusai, tha se grupi parlamentar do të votojë marrëveshjen e dakordësuar qëlexon drejtë votën e shqiptarëve.
Nimet Musai: ”Votojmë symbullur çdo kartë. Votojmë marrëveshjen e dakordësuar me pëlqimin e miqve tanë ndërkombëtarë. Votojmë çdo kartë që e shpie përpara reformën zgjedhore, dhe që votën e qytetarëve shqiptarë e lexon drejtë.”
Në 1 janar Gjykata kushtetuese do tëjetë funksionale, ndërsa brenda dhjetorit mund të konstituohet dhe gjykata elartë. Ky ka qenë premtimi I kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi në nisjen epunimeve të parlamentit.
Ora 17:02 – Seanca hapet me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi
Gramoz Ruçi: ”Brenda këti sesioni Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale, më 1 janar 2021, gjyatqrët e rinj duhet të kenë filluar nga puna. Në 26 shkurt 2020, KLGJ hapi procedurën e ngritjes në detyrë në Gykatën e Lartë për 6 pozicione të lira. Të veprojë me minimumin e afateve kushtetuese e ligjore, për të përmbyllur këtë proces.”
Ruçi renditi disa nga arritjet e sesionit të kaluar.
Gramoz Ruçi: ”Sesioni që lamë pas ishte produktiv në disa aspekte. Së pari, Shqipëria mori vendimin e merituar për çeljen e negociatave. Së dyti, veprimatria legjislative dhe kontrolli parlamentar ishin rezultativë dhe të efektshëm. Së treti, produktiviteti u sigurua në kushtet që imponoi programi i rindërtimit dhe pandemia. Së katërti, kuvendi e shtriu kohezionin e veprimtarisë parlamentare të tij, edhe në bashkëpunim me partitë e tera, jashtë Kuvendit, me atë që u quajt Këshilli Politik.” ”Dëshiroj ta bëj të qartë edhe një herë se ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor nuk ishin hile nga ana e shumicës apo prishje e rregulllave të lojës. Por, jetësim i forcës së parlamentarizmit, i vullnetit të pakicës paramentare, por më e rëndësishmja, e vullnetit të shumicës së shqiptarëve.”
Ruçi përshëndeti dhe marrëveshjenekonomike Kosovë-Serbi
Gramoz Ruçi: ”Më lejoni të përshëndes marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA. Kjo marrëveshje ui hap rrugës marrëveshjes finale dhe njohjes së Kosovës. Procesi është shumë i rëndësishëm. Hapja e dosjes së Kosovës në tryezën e punës në Shtëpinë e Bardhë, është garanci për këtë çështje. Të kontribuojmë të gjithë që dosja e Kosovës të jetë në dorën e presidentit amerikan derisa të njihet pavarësia e Kosovës.”
Por ai kërkoi dhe vendosjen e rregullavetë qarta sa I përket reformsë zgjedhore. Në të njëjtin qëndrim ishte dhekryeministri Rama i cili kërkoi implementimin e ndryshimeve të Kushtetutës nëkodin zgjedhor.
Edi Rama: ”Të hedhim në letër, ato që do të jenë reflektim e dnryshimeve që bëmë përpara kësaj ndrërprerje.”