Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Humbja e kohës nga patriotizmi fars, dëme të pallogaritshme

Marrëveshja e arritur në Washington mes Kosovës dhe Serbisë nuk kishte se si t'i mungonte seancës së parë parlamentare që ngriti siparin këtë të hënë (7 shtator).

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ushpreh se kjo marrëveshje nuk ka asgjë të re përveç faktit se u nënshkrua me ndërmjetësimine amerikanëve.

Gjithashtu ai tha se të gjitha pikat edakordësuara duhet të ishin arritur prej kohësh dhe se e gjithë kjo kohë i kashkaktuar veçse dëme Kosovës.

Rama:Ishte një moment shumë i rëndësishëm nëmarrëdhëniet mes dy shteteve. Ishte e rëndësishme që në funksion të këtijmomenti u bë dhe njohja e Kosovës nga Izraeli por përtej faktit që kjo marrëveshjeu bë në Shtëpinë e Bardhë nuk ka asgjë të re. Temat e kësaj marrëveshje janë tëstërdiskutuara në çdo raund të procesit të Berlinit. E them këtë për të kuptuarse sa shumë kohë kemi humbur si shqiptarë në raport me çfarë sjell marrëveshja.Sjell një konfirmim të çka ka qenë aty për vite. Dhe refuzimi absurd për tëecur në atë drejtim ka sjellë vetëm humbje kohe. Nëse dikush do të ulej tëkalkulonte dëmet, ato janë të pallogaritshme.

Rama gjithashtu u shpreh kritik mepolitikat e ndjekura në Kosovë në raport me ndërkombëtarët.

Sipas Ramës, mospranimi i normalizimit tëmarrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike dëshmon paaftësinë për të drejtuarvendin.

Rama: Humbja e kohës nga patriotizmi fars dhe nga një luftë imagjinare me një fqinj që ishte dje armik, sot është një fqinj me të cilët shqiptarët kanë llogari të hapur për të adresuar. Të bësh sikur je në luftë dhe të mos komunikosh për të adresuar llogaritë e hapura që qëndrojnë aty me vite si munuicion për të mbushur pushkët imagjinare është thjeshtë të sakatosh popullin tënd. Nuk ka asnjë dyshim. Të mos e pranosh sofistikimin që sjellë paqja të një marrëdhënie që në luftë është bardhezi do të thotë të jesh ose i paaftë për të drejtuar ose cinik në raport me popullin tënd. Ajo që mbetet mbresëlënëse është se të gjithë ata që kanë sy, vesh dhe mendje por nuk duan të shohin të dëgjojnë dhe të hapen ndaj fakteve, është çka e ka dëmtuar dhe vijon ta dëmtojë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

https://youtu.be/IJckknwMee0