Viti i ri shkollor, Vejsiu: Nuk është bërë puna e duhur, orët 25 minutëshe nuk janë të mjaftueshme
Vetëm 1 javë na ndan nga fillimi i vitittë ri shkollor dhe qeveria shqiptare thotë se është e gatshme për nisjen e saj.
Ish drejtor i arsimit parauniveristar nëMinistrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu thotë se puna e bërë për të mundësuarnisjen e vitit nuk është e mjaftueshme.
Në një intervistë për Ora News, ai thotëse fëmijët dhe pridërit kanë 6 muaj që presin të fillojë shkolla dhe puna e bërëështë shumë e pakët.
Ai thotë se kompetentët që janë marrë meprocesin e mësimor janë ende të nxirë nga plazhi dhe nuk kanë punuar shumë.
Vejsiu:Kam dëgjuar një intervistë të njëkompetenti. Ai thotë që 6 javë janë marrë me grupet e interesit. Janë 6 muaj qëpritet të fillojë viti shkollor. Madje është vendosur dhe data 14 shtator me tëhënën e tretë të muajit shtator. Nëse ti thua që kemi 6 javë dhe nga këto, njerëzitjanë thekëruar 3-4 javë nëpër plazhe dhe po t'i shikosh në intervista janë tënxirë nuk janë të bardhë se nuk kanë punuar shumë.
Nukjanë marrë për bazë as mendimin kundërshtar. Nëse një person sugjeron njëvendim, ajo mund të jetë e vlefshme por edhe mund të mos jetë e vlefshme porama merre në konsideratë. Nëse unë flas, them për të mirën e arsimit. Nëse unëkam një kritikë, kjo nuk do të thotë që jam kundërshtar politik i qeverisë. Unëdua që arsimi të ecë në shina të mbara.
Gjithashtu Vejsiu ka kritika edhe përudhëzuesin e publikuar për vijimin e procesit mësimor si dhe skenarët që do tëndiqen për të.
Ai thotë se ajo nuk është bërë në bazë tënjë konsultimi me ekspertë të fushës, si dhe vendosja e orareve me 25 minuta ështëshumë e pakët.
Vejsiu:Më mirë do të ishte bërë sikur udhëzuesitë dilte në bazë të një konsultimi të gjerë specialistësh. Mungesa e njëkolegjialiteti në hartimin e këtij udhëzuesi ul vlerën e tij. Kanë dalë dy udhëzime,një nga Ministria së Shëndetësisë dhe i Institutit të Zhvillimit të Arsimit. Ipari është i korporuar tek udhëzimi i dytë. Duhet të ishte një udhëzim i përbashkëtdhe jo të ndara. Nëse është rënë shkurt për të bërë 3 turne nga 25 minuta. Menjë llograi të thjeshtë i kanë bërë. Në një klasë klasike, 8 me 5 me banka tekeulen shumë lirshëm 20-25 nxënës. Klasën që thonë ata, 2 klasa do të duheshinndarë në 3 dhe jo një klasë të ndahej në 3.
Tëcënosh procesin mësimor ku ajo ka synimet dhe objektivat e veta është epapranueshme. Ti thua do hapim shkollat por janë thjesht sa për të thënë pasinxënësit do të fillojnë mësim në 8 dhe do të mbarojnë në 10 e gjysmë. Ai nuk edi se çfarë ka bërë në 6 orë 25 minutëshe. Unë si i vjetër në fushën e arsimite di mirë se një temë mësimore do kohën e caktuar do 40-45 minuta. Nëse ti cënonatë, ke cënuar cilësinë e mësimit.
Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatitiEndi Mullaj