Rama: Shpifja po bën "kërdinë", të kalohet ligji sa më parë në Parlament

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar,kryeministri Rama ka shprehur dhe njëherë ambicien për miratimin e ligjit"antishpifje".

Duke iu referuar raporteve të Komisionittë Venecias, ai thotë nga foltorja e Parlamentit se kjo është e domosdoshmesidomos për mediat online aty ku "shpifja" bën kërdinë.

Rama:Janë rekomandimet e Komisionit tëVenecias në lidhje me ligjin për mediat, antishpifja. Nuk ndryshoj opinion që këtushpifja duhet adresuar ligjërisht në lidhje me mediat online. Fatmirësisht keminjë raport mjaft ndihmues të Komisionit të Venecias dhe mbi atë raport duhet tëpunojmë bashkarisht që të dalim në konkluzionin e duhur dhe ta kalojmë atë ligjkëtu në Parlament një orë e më parë pasi shpifja po bën kërdinë çdo ditë. Nga anatjetër në atë opinion ka sygjerime të vlefshme përsa i përket medias publike,RTSh-së dhe bordit të saj. Është koha për të bërë një revolucion radikal në mënyrën  se si konceptohet bordi drejtues i RTSh-sëdhe për të hapur rrugën për të gjithë ata prfile që sygjerohen nga Komisioni i Venecias.

Gjithashtu kryeministri Rama nuk la pa përmendurdhe kalimin e një ligji për Presidentin e Republikës që do të vendosë qartësishtkompetencat në parlament.

Rama: Është koha që të shtyjmë përpara dhe draftin e ligjit për Presidentin e Republikës. Është një draft i shfaqur dhe i zhdukur shumë herë në skenën politike dhe në diskutime të brendshme të palëve që përfaqësohen në parlament. Duhet të ketë një ligj për Presidentin. Ka eksperienca plotë që nuk ka nevojë t'i shpikim por t'i marrim dhe t'i analizojmë. Është një ligj sa i nevojshëm, aq dhe i munguar në gjithë këto vite.

Lexoni fjalimet që u mbajtën në sesionin e ri parlamentar.

https://youtu.be/IJckknwMee0