Dëmshpërblimi me 44 mln euro, Malaj: Hajdutët e Rilindjes të përgjigjen ligjërisht për babëzitë e tyre

Ish-Ministri i Financave Arben Malaj kritikon qeverinë e kryeministritRama, si përgjegjëse për humbjen në gjyqin e Arbitrazhit për ndërtimin e rrugësTiranë-Elbasan, ku Qeveria duhet t'i paguajë kompanisë greke “Aktor”, shumën prej44 milionë eurosh.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj shkruan se hajdutët e Rilindjes qëpo dalin një nga një në sipërfaqe nga gropa e zezë e korrupsionit duhet tëpërgjigjen edhe ligjërisht për babëzitë e tyre.

"Nuk keni pare gje akoma" kercenoj Rama shqiptaret ne 2013 kur sapo u be kryeminister. Por gjobat e njepasnjeshme qindra milion euro/dollare jane prova se ne nuk kemi pare gje akoma se sa thelle dhe sa gjate do tju rendoje shqiptareve, korrupsioni dhe kapja e qeverise Rama, si qeveria me e paditur, me e pa pergjegjshme, arrogante dhe e babezitur. Hajdutet e Rilindjes qe po dalin nje nga nje ne siperfaqe nga gropa e zeze e korrupsionit duhet te pergjigjen edhe ligjerisht per babezite e tyre. Arbeni

Lexo edhe: PD: Shqipëria humb 44 mln euro, Rama presion firmës greke për të favorizuar miqtë e tij