Dragoti: Për fëmijët e rëndësishme hapja e shkollave, duhet alternim mes mësimit përballë e online
Në një intervistë për Ora News, sociologu EdmondDragoti tha se për fëmijët është shumë e rëndësishme hapja e shkollave.
Ai u shpreh seduhettë ndalohet që frika e prindërve të transmetohet te fëmijët në raport mevirusin.
Edmond Dragoti: Për fëmijët është shumë e rëndësishme hapja e shkollave pasi kanë nevojëqë të marrin informacion dhe edukim nga mësuesit dhe interaktiviteti. Duhet tëndalohet që frika e prindërve të transmetohet te fëmijët. Fëmija ndikohet dhembetet një gjurmë për gjithë jetën kërkohet një bashkëpunim mes prindërit dhe mësuesit.Siguria e shkollës duhet të ofrojë edhe administrimin e higjienës që duhet tëjetë shumë e lartë.
Shkolla duhet tëofrojë mundësi për praninë e ekspertëve të kualifikuar që do të ndikojnë tepjesa emocionale dhe ekuilibrat psikikë të fëmijëve, sepse pandemia ka krijuarnjë rutinë të re te fëmijët. Edhe shkolla duhet të referojë rastet e rënda,pasi shkolla nuk edukon vetëm.
Për Dragotin, mësimi online ka avantazhet e veta, pormësimi në shkolla përballë është pazëvendësueshëm për fëmijët.
Edmond Dragoti: Mësimi online ka avantazhet e veta, sidomos në rastin e izolimit fizik,por mësimi në shkollë është i standardit bazë. Të një informacion zgjedhur qëdo t'i shërbejë gjithë jetës fëmijës. Alternimi i këtij mësimi me mësiminonline, sepse nuk mund të vazhdohet si më parë dhe në këto kushte duhet tëorganizohen edhe kurse për ata fëmijë që kanë mbetur para nga mësimi online. Kashumë gjëra si puna praktike që mësimi online nuk i realizon dot, prandaj duhetnjë alternim mes të dy mënyrave. Shkolla dhe mësimi përballë ofron edhe njëinformacion edhe më emocional e motivues, çka mungon në aspektin teknologjik.
Dragoti shtoi pas pandemisë do të kemi raste tëreagimit depresiv ose të pavetëdijshme, prandaj duhet një reagim dhe kujdes ngagjithë shoqëria.
Edmond Dragoti: Mendoj se edhe pas pandemisë do të kemi raste të reagimit depresiv osetë pavëdijshme që janë të rrezikshme për jetën e individit. Shoqëria duhet tëreagojë dhe duhet të bëhet më e përgjegjshme në sjelljen e saj. I gjithëkomuniteti duhet të jetë i vetëdijshëm dhe duhet lehtësuar komuniteti mes njëri-tjetrin.
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti A. Kurti