Maliqi: Rama mori tepsinë duke akuzuar LSI-në, do të fitojë zgjedhjet me krimin, oligarkët e pushtetin lokal

I ftuar në Ora News, deputeti Lefter Maliqi u shprehse Rilindja është mashtruese dhe kriminale, dhe përdori opozitën parlamentare përndryshimet kushtetuese.

Për Maliqin, opozita e bashkuar duhet që të mobilizojëpopullin që të ngrihet para parlamentit sepse është i kënaqur.

Maliqi: Kjo është një Rilindja e madhe mashtruese dhe kriminale, duke përdoruropozitën parlamentare votoi ndryshimet kushtetuese, duke cenuar marrëveshjen e5 qershorit të përshëndetur dhe mbështetur nga ndërkombëtarët. Lajmi i ditëssot është dekreti i Presidentit për zgjedhjet e ardhshme. Unë si deputet iopozitës së re, nuk mund të vazhdoja lojën e Rilindjes për orekset e mia personale.I bëj thirrje opozitës së Bashkuar, që këtë qetësi të Ramës sot për herë të parë,duhet ta kthejnë në një mobilizim të madh për t'u ngritur sepse populli është ipakënaqur dhe të ngrihen para parlamentit, në mënyrë që vendi të kalojë nëzgjedhje të parakohshme.

Unë besoj sejam faktor i opozitës së bashkuar që fillon nga Berati dhe jam aty përdemaskimin e veprimeve anti-ligjore. Për listat e hapur 100% jam dhe unëdakord, por po të shihet aktrimi i sotëm i Ramës tha se të hapen listat nësegarantohet barazia gjinore. Nuk e kuptoj pse duhet të ketë 30% lista tëmbyllura, se kush e garanton një grua përballë meje nuk fiton? Ka shumë gra qëkanë fituar në bashki. Tani partitë politike me lista të hapura të vendosin 50me 50 dhe le të fitojë më i miri, të votohet një njeri me integritet.

Maliqi shtoi se Rama e mori tepsinë duke akuzuar LSI-në,ndërsa tani do ta marrë me krimin dhe heqjen e koalicioneve.

Maliqi: Rama nuk ka çfarë u thotë më shqiptarëve, e mori tepsinë duke akuzuarLSI-në. Sot PS është bërë partia shtet, me timon të komanduar dhe një kryeministërtë dështuar që kërkon një mandat të tjerë. Vetë socialistët janë më të zhgënjyermë shumë se kurrë më parë. E vetmja manovër që i ka ngelur Ramës është që mekrimin në burgje, jashtë dhe me oligarkët, varfërimin e shqiptarëve dhepushtetin lokal monist, mendon se mund të fitojë zgjedhjet. Manovra e funditishte heqja e koalicioneve.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti