Topalli: Zgjedhjet në rrezik. Prapë këta? Janë bashkë, grinden për tendera, vendi pa alternativë

Në njëpostimi në Facebook, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli komenton datën ezgjedhjeve të reja.

Për Topallin,KQZ nuk është gati dhe as ligji për zgjedhje nuk është gati.

Topallishton se vendi rrezikon që të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pa përmbushur asminimumin e gjërave.

Topalli: PresidentiMeta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm,pothuaj 8 muaj përpara. Por ligji per zgjedhjet nuk eshte gati. kQZ nuk eshtegati; pergatitjet per digitalizimin e procesit nuk eshte kerkund. Marrja epushimeve nga politikanet ka shtyre punen per votimin e ndryshimeve tenevojshme ne kodin zgjedhor. Per shkak te pushimeve ende nuk ka filluar punaper ndertimin e KQZ, e cila duhet ndertuar nga e para me nje organizim estrukture krejt tjeter. Nderkohe pergatitjet per identifikimin e zgjedhesve sinje nder kerkesat e “opozites” jashte parlamentit ende s ka filluar. Edhe ketame pushime... per Keshillin Politik eshte e tepert te pretendosh te mblidhet...si nje strukture e cuditshme qe eshte , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat.. Nefakt per shkak te vacancave te gjata te politikaneve; per shkak te mosmbledhjes se Keshillit Politik, vendi rrezikon te shkoje drejt zgjdhjeve teardhshme pa permbushur as minumumin e gjerave. Qe qeveria nuk shqetesohet per standarte kjo eshte e kuptueshme, por qeopozita te jete aq e rahatuar sa te vazhdoje vacancat dhe te mos shtyje procesinkjo eshte e çuditshme.

PërTopallin kjo sjellje, si nga opozita dhe mazhoranca është një hipokrizi e atyreqë bërtasin për zgjedhje të lira.

Topalli: Heshtja per sa me lart nga te gjitha anet flet per hipokrizine e atyre qe bertasin per zgjedhje te lira ose lajmeron per nje linje konflikti ne muajt e ardhshme. Qytetaret qe ndjekin politiken nga ekrani kane nje koment... Prap keta? Prap Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha? Ne fakt vendi eshte pa alternative. Tre emrat me lart jane bashke. Ata grinden vetem per pjeset tek koncesionet e tenderat. Nderkohe Vendi ka nevoje deshperuese per ndryshim. Qytetaret duan shprese. Protestat ne Minsk jane nje frymezim edhe per shqiptaret kundra nje klase politike te korruptuar e te deshtuar si kjo e jona. Shpresa nuk do jete kurre e heshtur. Me vote, me proteste apo me te dyja bashke qytetaret do clirojne vendin nga 3-4 vete ( kryetare partish)qe e mbajne peng ate.