Murrizi: Më 25 prill, shqiptarët do dinë të ndëshkojnë me votë mashtruesit në këtë sallë

Në sesionin e ri parlamentar, fjalën emori edhe deputeti Myslim Murrizi, i cili tha se më 25 prill, shqiptarët dodinë të ndëshkojnë me votë mashtruesit e 4 viteve në sallën e parlamentit.

Myslim Murrizi: ''Ajo që është e rëndësishme, është që shqiptarët më 25 prill, do dinë të ndëshkojnë me votë çdop mashtrues të këtyre 4 viteve në këtë sallë. Do dinë të besojnë me votë çdo të ri që nuk është sjellë keq me të.''

Murrizi u shpreh se ai dhe deputetë të tjerë të opozitës do të garojnë me lista të hapura.

Myslim Murrizi: ''Unë personalisht së bashku me deputetë të opozitës do garojmë me lista të hapura. Këtë vullnet e pres nga maxhoranca dhe nga ata që kërkojnë atë që kërkojmë dhe ne, 100%e listave të hapura ta sanksionojmë në kodin zgjedhor. T’u rikthehemi rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Të jemi të barabartë në kutitë e votimit. Pallavrat dhe dallaveret, zënkat formale me njeri-tjetrin, apo tenderët për makinën e akulloreve mos na i shisni shqiptarëve dhe as neve. Të bëjmë administratë zgjedhore dhe të fuqizojmë kodin penal. Shqiptarët votojnë atë që duan''.

Murrizi shpreson se ky sesion do tëshërbejë për vazhdimin e reformës në drejtësi, dhe për të bërë një kod zgjedhorsa më të mirë.

Myslim Murrizi: ''Uroj që ky sesion i fundit të shërbejë për të vazhduar reformën në drejtësi dhe për të përmbyllur me sukses ëndrrën e 85% të shqiptarëve, të bëjmë një kod zgjedhor të mirë e të barabartë, që gara e 25 prillit, të sjellë një rezultat të pranuar nga faktorë dhe aktorë politik shqiptar. Është detyrë e këtij parlamenti, e këtyre deputetëve, pavarësisht stigmatizimeve, përçmimeve, dhe fushatës që ka filluar.''

Lexoni fjalimet që u mbajtën në sesionin e ri parlamentar.