Rrushi mbetet pa vjelur, fermerët në Rrogozhinë: Importi ka bllokuar tregun vendas
220 hektarë me vreshta në fshatin Gërmenjtë Bashkisë Rrogozhinë përllogaritet se prodhojnë deri në 80 mijë kuintal rrushnë vit.
Por këtë vit pjesa më e madhe eprodhimit ka mbetur pa vjel.
Fermerët ankohen për mungesën e shitjeve.
Shkak sipas tyre për bllokimin e tregutështë importi.
"13dynym nuk kemi filluar akoma t'i vjelim."
"Kyrrush nuk mbaron me 5 arka dhe 10 arka."
"Samirë bën ai që i ngre traun e doganës Maqedonisë dhe Greqisë, pse të mos mendojëpër fshatarët se ne japim votën."
Nëse prodhimi nuk gjen treg deri në fundtë shtatorit, për fermerët do të thotë faliment pasi shpenzimet thonë se i kanëpasur të larta që nga pesticidet deri tek krahu i punës.
"Tëhamë helmet se i kemi marrë me listë. Ne po falimentojmë, po ngordhim."
"Rreth2 milionë ka shkuar."
Fermerët ankohen se asnjë ngainstitucionet vendore apo qendrore nuk është interesuar për problematikat me tëcilat ata hasen.