Zgjedhjet 2021: Rama tregon kushtin për të hapur listat 100% e koalicionet parazgjedhore
Kryeministri Rama nga foltorja e Parlamentitsiguroi se zgjedhjet e 2021 do të jenë fokusi kryesor i këtij sesioni të riparlamentar.
Ai preku disa pika për të cilat kërkoibashkëpunim në realizimin e tyre.
Për hapjen 100 përqind të listave Ramatha se duhen gjetur mekanizmat e duhur, por ai u shpreh se nuk do të realizohetpa garantuar më parë barazimin gjinor.
Rama: Uroj të jeni mirë në kushtet e një situate që befason shpesh. Do prek disa pika që do jenë në axhendën tonë. Data e zgjedhjeve, 25 prill mendoj që pa humbur asnjë minutë duhet që përmes komisionit të ligjeve dhe përfaqësuesit e dy palëve të hedhim në letër ato që do jenë reflektimet e ndryshimeve që bëmë përpara kësaj ndërprerje në kushtetutë dhe kodin zgjedhor. Besoj se nuk ka kohë për të humbur dhe të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve. Nga njëra anë për mekanizmin e listave të hapura ku duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur me një konsensus të Kodit Zgjedhor mekanizmin e koalicioneve parazgjedhore. Ne kemi atë shqetësim që kemi patur që ditën e parë.
Ivetmi problem për ne në lidhje me hapjen 100 përqind të listave është garantimii barazimit gjinor. Nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm, nuk do hapim listat100 përqind. Hapja pa barazi gjinore nuk çon vendin askund. Kjo nuk është njësfidë e re për ne. Jam i bindur që bashkarisht do të gjejmë një rrugë siç egjetëm dhe përpara ndërprerjes që të gjitha palët të jenë të përfaqësuara. Kuçdo palë duhet të pranojë që çdo gjë që nuk mori vetë, e mori pala tjetër.
Siç ka deklaruar më herët, tani premtimikryeministrit Rama për rritjen e pagave për mësuesit merr një konotacion mëformal.
Gjatë seancës parlamentare ai premtoirritjen e pagave për mjekët dhe mësuesit si dy prej profesioneve që kanë qenë nëfrontin e parë me pacientë si dhe me edukimin e fëmijëve.
Rama: Është nevoja për të adresuar pagat e mjekëve dhe të mësuesve. Janë dy kategori që në këtë fazë të zhvillimeve të vendit e tjetërson, kanë një rol ekstra për shkak të vështirësive plus q ka shkaktuar pandemia dhe besoj që ne i kemi mundësitë që për mjekët të bëjmë një rritje pagash si asnjëherë më parë në këto 30 vite duke ju qëndruar pranë dhe duke shprehur përmes kësaj rritje një vlerësim legjitim për ta dhe një respekt të merituar.
Edhe për mësuesit si një tjetër kategori jo vetëm në kohë të zakonshme por në nëj kohë si kjo do të përballet me një vështirësi ekstra për të bërë njëkohësisht dy punë. Punën e përditshme të mësimdhënies dhe punën ekstra për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve. Fëmijët janë transmetues dhe dërgimi i fëmijëve në shkollë e rrit në mënyrë eksponenciale ekzpozimin e të gjithëve ne që mund të mbrohemi sa të duam por në shtëpi prapë fëmijët do të vijnë.
Lexoni fjalimet që u mbajtën në sesionin e ri parlamentar.