PD: Dosja 184 tregon se Edi Rama keqpërdor mësuesit për pushtetin e tij personal
Pas takimit të kryeminsitrit Edi Rama me mësuesit ku u premtoi këtyre të fundit rritje të rrogës, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.
Ai ka publikuar përgjimin e dosjes 184, ku ndër të tjera iu kërkohet vota mësuesve për PS-në, pasi përndryshe “fluturojnë jashtë”.
Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama, përkundër propagandës që bën, në të vërtetë keqpërdor mësuesit për pushtetin e tij personal.
Postimi i Bardhit në Facebook
Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollave në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës.
Lexo edhe: Rama premton rritje rrogash edhe për mësuesit