Zgjedhjet kyçin tenderat dhe pagat

Qeveriado të ketë mundësi deri në dhjetor për të rritur pagat. Pas këtij afati ligjindalon çdo mundësi deri në formimin e qeverisë së re. Por dhe bashkitë do tëduhet të raportojnë në KQZ aktivitetet, të cilët nuk do të lejohen pa marrëlejen përkatëse. Tashmë dhe kuvendi ka hapur procedurat në përzgjedhjen ekomisionit të ri.

Edhe pse kemi një datë të dekretuar ngaPresidenti për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, vendi ende nuk e ka gatiinstitucionin që duhet të merret me administrimin e tyre.

Me marrëveshjen e 5 qershorit, tashmë KQZ e reduhet të plotësohet me 12 anëtarë të rinj, por edhe pse kanë mbetur vetëm 11ditë nga afati për të aplikuar, në Kuvendin e Shqipërisë janë dorëzuar vetëm 2kërkesa.

Naim Mëçalla ka shprehur interesin për postine Komisionerit, nënkomisionerit, anëtar në Rregullator dhe KAS.

Ndërsa kandidatja tjetër, Redinela Beqiraj kaaplikuar për një vend në Komisionin e Ankimimeve.

Për të kaluar të gjithë aplikantët në sitë,Kuvendi do të ngrejë të enjten e ardhshme komisionin e posaçëm parlamentar, kunga PS do të jetë Damian Gjiknuri dhe 2 anëtarë të tjerë, nga opozita nëparlament 2 deputetë si dhe PD do të përfaqësohet me një të dërguar të posaçëm.

Kryetari i Kuvendit u ka nisur kërkesë LulzimBashës dhe Monika Kryemadhit që brenda 11 shtatorit të dorëzojnë emrin epërfaqësuesit të tyre në këtë komision.

E njëjta thirrje ju është bërë edhe 3kryetarëve të grupeve parlamentare që ndodhen në Parlament që të emërojnë 2deputetë që do t’i përfaqësojnë ata.

E gjitha kjo procedurë duhet të përfundojë me19 tetor, ku 12 emrat e rinj duhet të zënë vendet e tyre në KQZ.

Burimet theksuan se ka një angazhim të forcavepolitike që KQZ-ja e re të mbyllet brenda këtij muaji, ndërsa qeveria dheforcat politike duhet të respektojnë një mekanizëm te tere afatesh që duhenrespektuar.

Risia e kodit zgjedhor nuk është vetëm KQZ-jae re, po edhe instrumentet e parashikuara për ndalimin e përdorimit të burimeveshtetërore në fushatë.

Për herë të parë, qeveria  nuk mund të rrisë as paga e as pensione, nukmund te kryeje amnisti apo privatizime pas datës 25 dhjetor, e kjo sanksionohetnë nenin 91 pika 4 te kodit zgjedhor.

“Katërmuaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjevendalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, tëcilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara tëpopullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve,mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen eamnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve.”

 Pas 25dhjetorit qeveria, por dhe kryetarët e bashkive për çdo aktivitet publik, duhettë  raportojnë në KQZ, dhe është kyinstitucion që ka te drejte te ndaloje zhvillimin e një aktiviteti nëse gjykon se behet për fushatë.

 “Ndalimi kryhet nëpërmjet vendosjes sëshënimit “Ndaluar nga KQZ-ja” në ndërfaqen e raportimit, në pjesën që i takonveprimtarisë. Veprimtaritë e ndaluara nga KQZ-ja nuk lejohet të transmetohenapo të pasqyrohen në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radiodhe televizione.”

Me dekretimin e datës së zgjedhjeve ështëevidentuar edhe kalendari dhe afatet e procesit.

Partitë duhet te regjistrohen deri ne 14shkurt për të marrë pjesë në zgjedhje, deri në 24 shkurt duhet të regjistrohenkoalicionet dhe deri ne 6 mars partitë duhet të çojnë në KQZ listën me emrat ekandidateve për deputet.

E pa qartë mbetet mënyra se si do të votojnëshqiptarët në këtë proces, pasi ende nuk është përmbyllur diskutimi për listate as për koalicionet parazgjedhore.