Nesër hidhet shorti për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të hedhë nesër në orën 17:00  shortin për përzgjedhjen e tetëgjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesvetë KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën ezgjedhjeve dhe drejtësisë.

Hedhja e shortit për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor vjen vetëm një ditë pasi Presidentit i Republikës, Ilir Meta dekretoi 25 prillin 2021 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.