Rama premton rritje rrogash edhe për mësuesit: Mos hapja e shkollave, pasoja tek fëmijët

Edhemësuesit, ashtu si mjekët, pritet të kenë rritje page për shkak të punës sëvështirë në kushtet e pandemisë. Në vigjilje të vitit të ri shkollor, në njëtakim me arsimtarët kryeministri Edi Rama theksoi se është e domosdoshme qëedhe mësuesit të mbështeten financiarisht, e sidomos ata më të dalluarit. Kreui qeverisë tha se skenari për të mos hapur shkollat në shtator u përjashtua ngaekspertët e fushës pasi do të sillte pasoja të rënda psikologjike, sidomos përfëmijët.

Kryeministri Rama ka premtuarrritje pagash për mësuesit, të cilët këtë vit shkollor do jenë në kushte tëpazakonta pune për shkak të pademisë.

Në një takim me arsimtarët, kreui Qeverisë vuri në dukje se do të vendoset sistemi i meritës, ku më tëdalluarit përfitojnë edhe bonuse financiare.

Rama: Do të bëjmë çmos ta rrisim mbështetjen, edhe pse kushtet nuk janë më optimalet për të menduar për këtë. Ne, për mjekët dhepër mësuesit mendojmë që duhet të bëjmë një sforco të madhe. Për mjekët, radhë të parë, për arsye të situatës së jashtëzakonahme në të cilën ndodhen dhepër punën e jashtëzakonshmje që po bëjnë. Por nuk diskutohet që paralelisht meta, edhe për mësuesit. Kështu që shumë shpejt, ne do të konkludojmë lidhur mekëtë. 

Rama përjashtoi skenarin embajtjes së shkollave të mbyllura pavarësisht rrezikut të përhapjes së virusit,ndërsa tha se vendimi për rihapjen e institucioneve arsimore u mor nga ekspertëtë fushës, pasi e kundërta do kishte pasoja psikologjike tek fëmijët.

Rama: Dukevlerësuar mirë nga të gjitha aspektet këtë vendim e duke parë dhe çfarë kanë bërëtë tjerët, sigurisht që opsioni i mbylljes së mëtejshme të shkollave ishteopsion më i keq dhe patjetër që do të shkaktonte një kosto tjetër, sidomospsikologjike për fëmijët dhe me pasoja që ne nuk jemi në gjendje t’i llogarisimdot deri në fund, por që të gjithë vendet i kanë marrë në konsideratë dhe ikanë vlerësuar si të papranueshme në raport me rrezikun që ka në vetvete hapjae shkollave. 

Në 14 shtator nis viti ishkollor sipas një protokolli të miratuar nga Ministria e Arsimit.

Të gjithë nxënësit, mësuesitdhe stafi do jenë me maska në auditore, ndërsa mësimi pritet të zhvillohet derinë tre turne sipas numrit të nxënësve në klasa dhe hapësirave që kanë nëdispozicion shkollat.