Morinë, tentoi të hyjë në Shqipëri me armë, në pranga 25-vjeçari nga Kosova

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Morinëpasi mbante me vete një pistoletë.

Gjatë kontrollit të autoriteteve, në çantën e shtetasit meiniciale D.D., banues në Istog, Kosovë u gjet një pistoletë tip “Zastava” dhemunicion luftarak.

Ky i fundit po udhëtonte me makinën e tij tip “Citroen” dhetentoi të futej në territorin shqiptar.

“Si rezultat ikontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet ePolicisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga PoliciaKriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më tëimtësishëm, mjeti tip "Citroen", me drejtues shtetasin D. D., banuesnë Istog, Kosovë” – njoftoi policia.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dheNarkotikëve në DVP Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit GjyqësorKukës, po vijojnë hetimt për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimindhe kapjen e personave të cilët i kanë shitur armën e zjarrit këtij shtetasi.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit GjyqësorKukës për veprime të mëtejshme.