Hoti-Vuçiç në Bruksel: Prioritet integrimi, kontribut drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse
Pak ditëpas takimit në Uashington, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti AleksandërVuçiç, konfirmojnë se Kosova dhe Serbia do vijojnë të ndjekin axhendën përnormalizim të raporteve fqinjësore. Takimi u mbajt në zyrat e Brukselit që prejgati një dekade ndërmjetëson dialogun.
Kosova dhe Serbia janë zotuar t'i japinprioritetin më të lartë integrimit në Bashkimin Europian dhe vazhdimit tëdialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Qëndrimin e bënë të ditur të hënënkryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, AleksandërVuçiç, para takimit tripalësh në zyrat e Brukselit.
Me një deklaratë të përbashkët, kryediplomatii BE-së, Josep Borell, tha se secila palë do përmbushë detyrimet e marra nëzyrat e Brukselit që nga viti 2011, pa përjashtuar ato më të fundit që rrjedhinnga marrëveshja e dakordësuar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
"Dokumentete firmosura në Uashington, dhe angazhimet e mëparshme të palëve lidhur medialogun, do të kontribuojnë dobishëm drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse,ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve."
Borell tha se qëndrimet mes palëve mund tëjenë të ndryshme, porse shtetarët e Kosovës dhe Serbisë po punojnë për tëgjetur pika të përbashkëta për adresuar çështjet e hapura mes tyre.
Në Bruksel u mbajtën gjatë ditës takimi i ri inivelit të lartë në kuadër të bisedimeve dypalëshe, me tjetrin e radhës tëparashikuar për 28 shtator.
Kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiç u pritënfillimisht në tryeza të ndara nga diplomati europian, Borel dhe nga i dërguarii posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.
Palët shprehën qëllimin për pajtim për tritemat të cilat janë biseduar prej javësh në nivel teknik, si çështja e tëpagjeturve dhe të shpërngulurve të luftës, si edhe bashkëpunimi ekonomik.
Në kuadër të dialogut u trajtuan edhe dy çështjetë reja si asociacioni i komunave serbe dhe kërkesat e ndërsjella financiaredhe pronësore.
"Sidoqoftë,nuk jam i pakënaqur me takimin e sotëm. Sapo të formohet qeveria e re dheKuvendi të nisë punën me kapacitet të plotë, do i parashtrojmë temën e Kosovësdhe secila palë në bisedime do prezantojë çfarë po diskutojmë, çfarë po shkonmirë dhe çfarë nuk pritet të ndodhë."
Kryeministri Hoti para takimeve në Bruksel thase një marrëveshje e suksesshme do të rezultonte në njohjen e ndërsjellë ndërmjetKosovës dhe Serbisë.
Përpjekjet në këtë drejtim u hodhën më 4shtator me paktin për normalizim ekonomik të nënshkruar në zyrën ovale në pranitë presidentit amerikan Donald Trump.