Bombola djeg apartamentin në Shkodër, shpëtojnë burrë e grua

Bombola e gazit për pak u kthye në tragjedi në një familjenë qytetin e Shkodres. Ngjarja u regjistrua në katin e pestë të një pallati nëlagjen “Ura Dervishbeg”, në familjen Dashi.

Ka qënë kryefamiljari 75 vjeçar, Haziz Dashi, i cili nëpjesën e ballkonit ka qenë duke provuar bombolën e sapombushur të gazit nëse kaapo jo rrjedhje, për të finalizuar montimin e saj, kur kjo e fundit ka marrëflakë.

Ai ka nxituar së bashku me bashkëshorten 70 vjeçare të bëjëfillimisht fikjen e saj, por ka qenë e pamundur, prandaj ka kërkuar ndihmë,ndërsa ka arritur të lërë banesën.

Kanë qenë fqinjët që njoftuan shërbimin zjarrfikës, porflakët që nuk vonuan të përhapen shkaktuan djegien e plotë të banesës.

Për minuta të tëra flakët e dala jashtë kontrollit shkaktuandëme në banesë dhe panik në zonë, ndërsa shërbimi zjarrfikës u detyrua tëndërhyjë me 2 mjete për fikjen e tyre.

Situata u bë edhe më e vështirë pasi mjetet nuk munden tëafrohen pranë hyrjes së pallatit për shkak të ndërtimeve informale.

Në ndihmë të efektivëve të shërbimit zjarrfikës shkuan edheforcat policore, si dhe një autoambulancë, megjithësë fatmirësisht nuk patipersona të lënduar.

Operacioni ka zgjatur më shumë se 60 minuta, ku efektivëve tëzjarrfikëses i është dashur që përveç shuarjes së flakëve, të bëjnë nxjerrjenjashtë të dy bombolave të gazit që gjendeshin në objekt.

Grupi hetimor nisi punën për të sqaruar të plotë këtëngjarje që fatmirësisht u mbyll pa demtime në njerez, por me dëme të shumtamateriale si në familjen Dashi, ashtu edhe tek fqinjët, pasi uji i përdorur përfikjen e zjarrit, ka përfunduar në katet e poshtme.

https://youtu.be/Bh-IxWvJFMM