Aplikimi për KQZ-në e re, ja kush janë dy kandidaturat e para në Kuvend

Kuvendido të çelë sot punimet pasditen e sotme me një seancë solemne për të vijuarnormalisht me 17 shtator ku pritet të ngrihetedhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për KQZ.

Ndërkohëpranë Kuvendit kanë mbërritur aplikimet e para për vendet vakante për KQZ-në ere që pritet të formohet pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Burimetpër Ora News bëjnëme dije se Naim Mëcalla,  profesor i asociuar, doktor i shkencave juridikeka aplikuar për të gjitha vendet vakante në KQZ.

Kandidaturae dytë është ajo e Redinela Beqiraj, për vendin vakant në komisionin e ankesavedhe sanksioneve.

Data e fundit e aplikimeve është 17 shtatori.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Afati i fundit për propozim për anëtar është në datën 9shtator, thuhet në letër.

Të dielën Presidentit i Republikës, Ilir Meta dekretoi 25prillin 2021 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.