Alibeaj: Paraja e pistë po mbyt biznesin e ndershëm dhe shtresën e mesme

Partia Demokratike thotë se projekti politik i Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin e organizuar e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe nga korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes.

Në një dalje për mediat nga selia blu,ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se imazhi i Shqipërisë është ai i një vendiku lehtësisht mund të investohen dhe të pastrohen paratë e aktivitetitkriminal.

Sipas tij ky nuk është një konkluzion iPartisë Demokratike, por është gjetje konstante e Departamentit Amerikan tëShtetit.

Alibeaj: Për 4 vite rresht raportet zyrtare tëUashingtonit e cilësojnë Shqipërinë si “vend kryesor për pastrimin e parave”,për shkak të korrupsionit, shtimit të rrjeteve të krimit të organizuar dhezbatimit të dobët të ligjit nga qeveria.

I njëjti shqetësim është ngritur nga strukturat e specializuara tëKëshillit të Europës dhe, së fundmi, edhe nga organizata të huaja që llogarisinse në Tiranë, vetëm në 3 vitet e fundit, janë pastruar rreth 1.6 miliardë euronë sektorin e ndërtimit.

Cili është reagimi i qeverisë në ikje të Edi Ramës? A po e luftonqeveria fenomenin e pastrimit të parave, i cili ndikon drejtpërsëdrejti nërrënimin e biznesit të ndershëm, apo që zhvlerëson kursimet e shtresës së mesmeme çmime stratosferike artificiale?

Alibeaj thekson se shqiptarët e kanëprovuar në lëkurën e tyre se kryeministri në ikje jo vetëm nuk ka në plan tëluftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ka shumëfishuar aktivitetinkryesor të pastrimit të parave, dhënien e lejeve të ndërtimit në të gjithëvendin, veçanërisht në kryeqytet dhe në bregdet.

Alibeaj: Një sërë ndërtimesh të mëdha nëTiranë; projekte të resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhurapublike dhe private; një pjesë e mirë e koncesioneve po mbështeten me para tëpista dhe janë mekanzima për riciklimin e parave të ardhura nga droga dhekorrupsioni.Në vend që të luftojë pastrimin e parave, qeveria në ikje e EdiRamës tentoi të bëjë amnisti fiskale për ligjërimin e parave të pista të krimitdhe të korrupsionit të qeveritarëve.

Ai garantoi se me Partinë Denokratikenë krye të qeverisë së vendit nuk do të ketë amnisti fiskale për krimin dhe përpastrimin e parave të pista të pushtetit të korruptuar.

Alibeaj: Plani ynë “Ndiq paranë” do të jetë një instrument i fortë që në Shqipëri të sundojë ligji, puna e ndersh, në mënyrë që paratë e krimit dhe të korrupsionit qeveritar të mos i zënë frymën ekonomisë së familjeve shqiptare.

https://youtu.be/Vle5ABAPN1I