Mbushi furgonin me dru zjarri dhe kanosi përgjegjësin e pyjores me kaçavidë, arrestohet i riu

Një 27 vjeçar ka rënë nëprangat e policisë ndërsa janë shpallur në kërkim  tre bashkëpunëtorë të tij pasi kanosimekaçavidë përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave tëmbrojtura Elbasan.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  arrestuan në flagrancë për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Drejtimi i mjetin në mënyrë të parregullt" dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve" e kryer në bashkëpunim shtetasin A.B., 27 vjeç,  banues në fshatin Bardhaj, Prrenjas.Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve  A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe  L.B., 19 vjeç, ku vijon puna për kapjene tyre" njoftoi policia.

Ngjarja për të cilënakuzohen ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme  në vendine quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë.

Shtetasit e mësipërm janë  konstatuar nënjë mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin qëjanë afruar punonjësit e pyjores,  trepersona janë larguar kurse shtetasi A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, kakanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut   përgjegjësin e  sektorit dhe monitorimit në agjensinë ezonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi meautomjetin tip furgon.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë ubë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestrua nëcilësinë e provës materiale furgoni me lëndë drusore dhe kaçavida me të cilëntentoi të plagoste punonjësin e pyjores.

Nga kontrolli i dokumentacionit të mjetit rezultoi se kyshtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjetin.

Po në vijim të veprimeve policia shpalli në kërkim tre shtetasit, bashkëpuntorë të shtetasit A.B dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.