Si ra bosi shqiptar i drogës në kurthin e Instagramit, agjenti u shtir si vajzë shqiptare dhe i la takim
Antimafiaitaliane e Barit ka zbardhur detajet investigative të kapjes së 2 trafikantëvetë mëdhenj të drogës, një shqiptar e një shtetas italian, operacion i kryer nëbashkëpunim me Policinë britanike e atë gjermane.
Dytrafikantët nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës ishin shpallur në kërkimeuropian në kuadër të operacionit "Kulmi", i cili në muajin qershor2020 çoi në ekzekutimin e 37 masave ndalimi.
Përkapjen e të kërkuarit shqiptar me inicialet H.E 37 vjeç, i arrestuar nëaeroportin lindinez Heathroë nga Policia e Scotland, agjentët e antimafias italianeu shtirën si një vajzë shqiptare e cila u vu në kontakt me profilin e fshehur nëInstagram të shqiptarit H.E.
Pasdisa kontakteve në Instagram, shqiptari pranoi të takohej me "vajzën"shqiptare ku si surprizë e priste një skuadër policore e cila e vuri nënpranga.
Brendapak ditësh shqiptari pritet të ekstradohet në Itali e ku do të vendoset paraakuzave të drejtësisë italiane.
Më pas u arrestua në Gjermani dhe shtetasi italian me inicialet C.S 43 vjeç, i cili është ekstraduar në Itali e ndodhet në arrest shtëpiak në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë italiane.

