COVID-19 ndali gjithçka por jo trafikun e kokainës, Europol: Lulëzoi
Pandemia e koronavirusit ka bërë që këtë vit tëlulëzojë tregtia e narkotikëve, me sasi rekord kokaine të trafikuara ngaAmerika Latine drejt Europës.
Sipas analistëve të Europol-it dhe Qendrës Europianepër Monitorimin e Drogave dhe Varësisë prej saj, kufizimet në lëvizje prejkovidit-19 nuk ndikuan në kontrabandën nëpërmjet detit.
Në gjysmën e parë të 2020-ës, në portin holandez tëRoterdamit u kapën më shumë se 25 mijë kilogramë kokainë apo dyfishi i sasisësë konfiskuar në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Policia holandeze zbuloi së fundmi edhe laboratorin mëtë madh të kokainës në historinë e vendit, që përpunonte rreth 200 kilogramëlëndë narkotike me vlerë 6 milionë euro në ditë.
Sipas Europol-it, kokaina në Europë mbërrin kryesisht përmes porteve të Holandës, Belgjikës dhe Spanjës, duke pasur si origjinë kryesisht Kolumbinë, informon oranews.
Holanda konsiderohet vatër kryesore e Europës përtrafikimin e narkotikëve për shkak të rrjetit më të mirë infrastrukturor dhelogjistik në lidhje me shtetet e tjera.
Roli i Shqiperise
Ndërkohë në raportin e vitit të kaluar, Europol-i theksoi se Shqipëria luajti një rol po aq kyç për drogat e lehta si kanabisi, aktivitet që e renditi vendin ndër furnizuesit kryesorë të tregut europian.
Organizatat kolumbiane dhe italiane historikisht kanëpasur peshë qendrore në prodhimin, trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës, porkonkurrenca vijon të rritet me përfshirjen e grupeve kriminale shqiptare,serbe, britanike, holandeze, frënge, irlandeze, marokene, spanjolle dhe turke.
"Kulmi"
Në vazhdën e luftës kundër drogave, të hënën antimafia italiane në qytetin e Barit në bashkëpunim me autoritetet britanike dhe gjermane, njoftuan arrestimin e një shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve.
37-vjeçari me inicialet H.E. u ndalua në aeroportin eLondrës si pjesë e grupit të gjerë kriminal të goditur rreth dy muaj më parënga megaoperacioni italo-shqiptar i titulluar "Kulmi".
Grupi operonte prej 5 vitesh në mënyrë aktive nëqarkun e Vlorës, Durrësit, Tiranës duke mbledhur drogën e kultivuar dhe duke etrafikuar atë në Itali dhe më pas në vendet e Evropës Perëndimore.
Operacioni u finalizua më 30 qershor me arrestimin e 37 personave dhe me sekuestrimin e 40 milionë euro lëndë narkotike dhe miliona euro në asete si prona, automjete dhe vlera monetare.
(Foto ilustruese)