Dëmshpërblimi me 44 mln $, LSI: Prokuroria të zbulojë emailet e zhdukura dhe lidhjet e Taulant Ballës
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me deklaratën e Ministrisë së Infrastrukturës e cila bën përgjegjës qeverinë e PD-së dhe disa ish-zyrtarë të MIE dhe ARRSH për vendimin detyrues të Arbitrazhit ndërkombëtar që i jep të drejtë kompanisë greke "Aktor" në lidhje me punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan dhe detyron shtetin të paguajë 44 mln $ dëmshpërblim për “AKTOR”
Deklaratën e saj LSI e quan “dezinformim” dhe e këshillon Ballukun të shikojë letrat mirë pasi ata që duhet të japin llogari janë njerëzit e Ramës të ngarkuar për mbarëvajtjen e projektit
”Znj. Eridana Çano ishZv Drejtore e Kabinetit të Kryeministrit të Rilindjes Edi Rama. Personi ingarkuar nga Rama për ndjekjen e mbarëvajtjes së këtij projekti dhe komunikiminme ARRSH, Ministrinë dhe firmën greke AKTOR.
Z. Arben Ahmetaj, ishMinistër i Financave dhe personi që firmoste dhe aprovonte buxhetet,shpronësimet dhe rimbursimin e TVSH-së. Arbitrazhi është humbur pikërisht përmosrimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimeve.
Z. Afrim Qendron, qëishte kryetari i Këshillit Teknik dhe ishte ai që miratonte çdo ndryshimprojekti që kishte efekt në buxhet.”
Ndër të tjera LSI thotë se kjo ministri nuk duhet të evitojëTaulant Ballën nga marrja në pyetje, që jo vetëm përdori kunatin dhe motrën përlëvizjen e parave por edhe listën e njerëzve që punësonte në Elbasan.
"Cila është lidhja e Kristlen Kerrit me Taulantin? LSI i bën thirrje Prokurorisë, të zbulojë pse janë zhdukur e-mailet e komunikimit mes Eridana Çano-s dhe drejtuesve të njësisë së menaxhimit të projektit Z. Aksel Gjurduka dhe Z. Albens Alite?
Përpara se Znj. Balluku të bëjë deklarata inati ndaj Damian Gjiknurit, e këshillojmë që të shikojë letrat mirë. Meqënëse është dhe ish-studente e Fakultetit Juridik Tiranë.
LSI sqaron se ankesa e firmës Greke AKTOR ka ardhur në ARRSH, një javë pasi Dashamir Xhika ka dhënë dorëheqjen.
Trajtimi i këtyre ankesave duhet të ishte marrë në konsideratë nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro. Kur LSI qenka kaq e rëndësishme, përse firma Greke ka nisur gjyqin me qeverinë shqiptare në 2019-ën, 2 vite pasi LSI ishte në opozitë dhe pse kryeministri Rama nuk ka marrë asnjë veprim ndaj informimit që Ministri i LSI-së Z. Haxhinasto i bëri në Mars 2016-ën, me anë të një letre zyrtare mbi problematikat me firmën Greke në rrugën Tiranë-Elbasan" mbyllet deklarata e LSI-se