Durrës, 61 mijë euro të padeklaruara edhe flori në minibusin që vinte nga Franca, pranga shkodranit
Dypersona janë arrestuar nga policia kufitare, pasi kanë tentuar të kontrabanojnëbizhuteri, nuk kanë deklaruar të hollat në kufi dhe qarkullonin me armë paleje. Arrestimet janë kryer në Durrës dhe Morinë, ku njëri prej të ndaluarverezulton shtetas kosovar.
Policia kufitare e Durrësit dhe e Kukësit kanë arrestuardy persona të cilët tentuan të kontrabandojnë para, bizhuteri dhe armë zjarri.
Në portin e Durrësit u ndalua një 48-vjeçar nga Shkodra, të cilit iu gjetën të fshehura 46 bizhuteri floriri dhe rreth 60,960 euro.
Ai po udhëtonte me një minibus të linjësShqipëri-Francë-Shqipëri, ndërsa iu nënshtrua kontrollit të imtesishëm në vijëne dytë.
Nuk dihet ende destinacioni apo prejardhja ekëtyre parave dhe artikujve ndërkohë që policia thotë se kanë nisur hetimet përzbulimin e origjinës së parave dhe bizhuterive.
Ndërsa në doganën e morinës është ndaluar një25-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në drejtim të Kosovës.
I riu nga Istogu i kosovës, po udhëtonte meautomjetin tip “Citroen”, kur efektivët e policisë i kontrolluan çantën e dorës,në të cilën gjetën dhe sekuestruan armën tip “Zastava”.
Burime nga policia bëjnë me dije se arma posedontefishekë luftarake, ndërsa kanë nisur hetimet për dokumentimin e veprës penale tëarmëmbajtjes pa leje.
Hetuesit gjithashtu shprehen se janë duke punuarpër identifikimin dhe kapjen e personave të cilët i kanë shitur armën e zjarrittë riut nga Kosova.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit GjyqësorDurrës për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve mevlerë".