Aksioni i Rrugores: 19 të arrestuar e 1543 gjoba, pezullohen edhe 66 patenta
Në 24 orët e fundit, PoliciaRrugore ka pezulluar 66 leje drejtimi, ndërsa19 drejtues mjetesh janë arrestuar. Po kështu janë vendosur 1543 masaadministrative.
Kontrollet me radar e dragerdhe me patrullime vijojnë në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhendëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteverrugore.
Si rezultat i kontrolleve meradar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 39 drejtuesve tëmjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varioninnga 40 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar .
Nga kontrollet me drager nëtë gjithë vendin janë pezulluar 27 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektine alkoolit.
Janë arrestuar në kushtet eflagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 drejtues mjetesh, ndërsa9 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë vendosur 324 masaadministrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim tësinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 7 masa maksimaleme vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
156 masa për mosvendosje tërripit të sigurimit, 184 për përdorim të celularit, 79 për mosvendosje tëkaskës mbrojtëse, 456 masa për parkime të gabuara, 18 masa për shkelje tësemaforit, 99 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 211 për shkelje tëtjera të kodit rrugor.
Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi sedrejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 masa administrative.
Policia Rrugore apelon për tëgjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, tëmos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos drejtojnë mjetinnën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime tëgabuara, të mos shkelin semaforin, të mos përdroin celularin gjatë drejtimit tëmjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit si dhe kaskën mbrojtëse për motomjetet.