Pak ditë para hapjes së shkollave, infektohet mësuesja dhe sanitarja në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2020, 11:30
Në prag të fillimit tëvitit të ri shkollor, Covid-19 ka prekur një mësuese dhe një sanitare në Fier.
Sipas Inspektoriatit tëShëndetit Publik pas testit të kryer ka rezultuar pozitive një mësuese dhesanitarja e shkollës 9 vjeçare "Naim Frashëri" në Fier.
Testi është kërkuar ngavetë personat e infektuar pasi kanë shfaqur simptoma të virusit .
Sipas Drejtorisë Vendoretë Arsimit në Fier, dy të infektuarat janë vetëkarantinuar dhe duke qenë seende nuk janë hapur shkollat nuk ka rrezik për transmetimin e virusit.
Nga DAR Fier mësohetse kjo nuk do të ndikojë në vendimin për hapjen e kësaj shkolle me 14 shtator,ndërsa po ndiqen procedurat e parashikuara nga ISHP.