Udhëtarëve nga Tirana u bëhet tamponi në aeroportin e Perugias, në izolim deri sa të dalin përgjigjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2020, 23:01
Njëqind e tetëmbëdhjetë pasagjerë nga Tirana që zbarkuan nëaeroportin e San Francesco di Assisi në Perugia iu nënshtruanbërjes së tamponit.
Fëmijë e të moshuar pritën në radhë në aeroport për të kryertestin, rregull i vendosur nga vendi për të parandaluar përhapjen ekoronavirusit.
Ata do të izolohen deri në daljen e përgjigjes së tamponit,ndërsa do të vendosen në karantinë 14 ditë ata që mund të rezultojnë pozitivë.
Mediat italiane shkruajnë se të gjithë pasagjerët ishin bashkëpunues, ndonëse u hasën vështirësi të vogla për shkak të gjuhës.
