Ksamili sfidoi Covidin, vijon të jetë plot me pushues edhe tani në shtator
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2020, 11:25
Si asnjëherë më para Saranda është tejmbushur me turistë nga Kosova duke zëvendësuar boshllëkun e lënë nga turistët çekë dhe polakë të cilët pandemia i ndaloi udhëtimin turistik.
Kjo është shoqëruar dhe me ulje me 20% të ofertave në hoteleri dhe bare e restorante.
Por duket që Ksamili nuk e ka ndjerë pandeminë.
Ai ka qenë plot me turistë të cilët të favorizuar edhe nga temperaturat e larta nuk e kanë braktisur as këto javë të para të shtatorit.
Ndiqni raportimin e gazetares Anxhela Lushkaj nga Saranda për emisionin "Ditë e re" ne RTV Ora mengjesin e sotem.