Vodhi dyqanin dhe kërcënoi në telefon vajzën e pronarit, arrestohet i riu në Maliq
Një 31-vjeçar në Maliqështë arrestuar nga policia si i dyshuar për vjedhjen e një dyqani në fshatinSheqeras. Ngjarja ka ndodhur me 30 gusht.
Në pranga ka përfunduarshtetasi Skerdi Lamçe,31 vjeç, banues në fshatin Sheqeras dhe i dënuar më parëdisa herë për veprën penale "Vjedhja".
"Shtetasi imësipërm më datë 30.08.2020, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit V. Q., nëfshatin Sheqeras, artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe paketa cigare në vlerën20.000 lekë, si dhe ka kanosur nëpërmjet telefonit vajzën e pronarit të dyqanit".
Gjithashtu 31-vjeçari,në momentin që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit Korçë ka tentuartë largohet, por u kap menjëherë dhe u prangos nga policia.
Materialet i kaluanProkurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Vjedhja","Kanosja", "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike"dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, mbetur nëtentativë".