Zbardhi vrasjen e Eglantina Bucit, i penduari fiton statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Eglantina Buci do tëquhej ende e zhdukur nëse një person që ka patur dijeni për ngjarjen nuk do të bindej të bashkëpunonte me drejtësinëduke treguar krimin makabër në familje. Ai ka fituar statusin e bashkëpunëtorittë drejtësisë, duke përfituar lehtësime për veprat që ka kryer. 

Personi që zbardhi vrasjen makabër të  23-vjeçares, Eglantina Bucit nga babai dhevëllai në 2012 ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Rtv Ora mëson se i penduari e ka dhënë dëshminë rreth dyvjet me parë  në gjykatë dhe menjëherekanë nisur hetimet dhe gjurmimet e personave, të cilët dyshohet se janë të përfshirëne këtë krim.

Mësohet se bashkëpunëtori i drejtësisë është arrestuar përngjarjen e vitit 2017 për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela,  ku ishte i përfshirë së bashku me  vëllain e viktimës  Shkelzen Buci.

Burimet saktësojnë se dëshmitari që ka zbardhur krimin  ka qenë vetë pjesëmarrës në të dyja ngjarjet.

 Identiteti i tijmbahet i fshehtë pasi autoritetet i druhen një hakmarrje të mundshme ngafammiljarët Buci.

Të gjitha detajet e dhëna prej tij janë verifikuar nga grupihetimor, i cili vendosi të procedoje ndaj dy personave të dyshuar Faik dheShkëlzen Buci vetëm në momentin kur erdhi edhe përgjigja e analizës së ADN-së qëi ishin bërë eshtrave të 23 vjeçares, të cilat kishin përpudhje me nënën e saj.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës la në burg Faik dhe ShkelzenBucin,  babë e bir, të cilët akuzohen sevranë dhe groposën  8 vite me parë  23- vjeçaren Eglantina Buci.  

Ata e kanë mohuar vrasjen e 23- vjeçares, duke pohuar se nukkanë lidhje me ngjarjen.

Faik Buci, i cili është i ati i viktimës ka deklaruar se mevajzën nuk kishte kontakte që prej vitit 2010, ndërsa nuk ishte interesuar mëpër vendodhjen e saj pasi e dinte se ajo ushtronte prostitucion ne Turqi dheItali. 

Të njëjtin qëndrim ai ka mbajtur edhe në polici kur ishtemarrë disa herë ne pyetje. 

Çështja pritet të kalojë për gjykim ne gjykatën e Tiranës.

https://youtu.be/fjtIr_IYUDY