Vetvrasja e Elonës, Rudina Xhunga mesazh vajzave të Instagram-it
Ditën e djeshme u trondit opinioni publik pasi që, një 37-vjeçare nga Saranda i dha fund jetës.

Ajo vendosi të helmohej pasi ish-bashkëshorti i saj mori kujdestarinë e vajzës së tyre 12 vjeçare.
Lidhur me këtë lajm, ka reaguar gazetarja dhe themeluesja e dritare.net, Rudina Xhunga.
Nëpërmjet një postimi me hashtagun #kushevrauelonën, Xhunga shkruan për realitetin e vajzave të Instagram-it dhe realitetin tjetër, të trishtë jashtë rrjeteve sociale.
Rudina shkruan:
Ne Shqiperine, jashte instagramit, nje nene 37 vjecare, sot, humbi jeten. Pas ndarjes nga bashkeshorti, Gjykata vendosi qe vajza e saj 12 vjecare duhej te jetonte me babain, i cili u largua me te voglen, ne Itali. Nena nuk e perballoi dot. Sot e nisen me urgjence ne Tirane, pasi ishte vethelmuar. Nuk ia doli. Eshte e veshtire t'ia dalesh, kur te largojne nga femija. Sepse nuk gjen shume arsye te jetosh. Njoh gra qe mbijetojne, por nuk jetojne me, qyshkur gjykatat iu kane marre femijet. Vajza te instagramit, kur bota eshte e padrejte, e keqja vjen e te gjen. E nuk ka instagram qe te te beje te buzeqeshesh me. Ndaj duhet te kerkojme, sot, kush ia mori jeten Elones. Ishte njera nga ne. Sot jemi nje me pak. #kushevrauElonen