Organizoi dasmë, gjobë dhe arrestim për pronarin e lokalit në Durrës

Arrestohet një pronar lokali në Durrës, pasi organizoi dasmë.

52-vjeçari ishte ndëshkuar 2 herë nga e Policia e Durrësitmë masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Po ashtu, gjatë kontrollit pronari u konstatua dukeushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

"Specialistëtpër Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancështetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas si pronar i njësubjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me  masë administrative me nga 1.000.000 lekë sidhe  me mbyllje të aktivitetit për njëperiudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuarceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave meqëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19." -njofton policia.

Policia Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteveqë ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisëdhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.