Vaksina ruse jep efekt, shkencëtarët zbulojnë se ka krijuar antitrupa pas përdorimit
Një raport i fundit i shkencëtarëve rusë zbulon se vaksina e hedhur në treg një muaj më parë a Rusia ka dhenë efekt në krijimin e antitrupave kundër koronavirusit. Moska i përshëndeti rezultatet e fundit, duke i cilësuar si përgjigjen më të mirë ndaj kritikëve, të cilët kanë vënë në pikëpyetje efikasitetin e vaksinës.
Një muaj pas licensimit të vaksinës kundër covid 19,shkencëtarët ruse vlerësojnë se testet e hershme treguan shenja të njëpërgjigjeje imune të organizmit.
Në një raport të publikuar në revistën mjekësore“The Lancet”, theksohet se personat që bënë vaksinën zhvilluan antitrupa për tëluftuar virusin dhe nuk patën efekte anësore serioze.
Rusia e licencoi vaksinën për përdorim lokal nëmuajin gusht, duke u bërë vendi I parë që bënte diçka të tillë, që përpara setë dhënat të bëheshin publike.
Ekspertët thonë se testet janë zhvilluar në shkallëshumë të vogël për të provuar qartë efikasitetin e tyre dhe sigurinë.
Por, Moska i përshëndeti rezultatet e fundit, duke Icilësuar si përgjigjen më të mirë ndaj kritikëve.
Megjithatë, disa studiues në Perëndim kanë ngriturshqetësime në lidhje me shpejtësinë e punës së Rusisë, duke lënë të kuptohet segjatë rrugës, mund të jenë kapërcyer hapa të rëndësishëm.
Për të dhënë garanci mbi vaksinën, PresidentiVladimir Putin muajin e kaluar deklaroi madje se ia kishte dhënë edhe vetëvajzës së tij.